Maturantët sot do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore në Shqipëri. Ata do të japin sot provimin e Gjuhës së Huaj.

Janë rreth 31 mijë maturantë që është paraparë të nisin testimin në orën 10:00. Provimi do të zgjasë 2 orë.

Më datë 11 qershor do të jepet provimi i Gjuhës Shqipe, më 15 ai i Matematikës, ndërsa më 18 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit te lëndës me zgjedhje.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një mesazhi të dielën, iu uroi maturantëve suksese në provim dhe rrugëtimin e tyre jetësor./vizionplus