Dy muaj pas fejesës, Demi Lovato, i dha fund romancës së saj me Max Ehrich.

Teksa Demi po e kalon pak e nga pak ndarjen me Max, ky i fundit duket se është i ‘shkatërruar’ nga kjo ngjarje.

 

Së fundmi DailyMail ka publikuar disa fotografi ku Max shfaqet duke qarë, e gjithashtu dukej i emocionuar. Fotografitë janë realizuar në vendin ku ai i propozoi këngëtares së njohur, në një plazh në Malibu.

Max poashtu ka qenë aktiv në mediat sociale dhe ka ndarë çdo përjetim të ndarjes së tij me Demi-n.