Artistja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Ava Max, së fundmi ka folur rreth një bashkëpunimi me artistet shqiptare, të cilat kanë arritur famë në mbarë botën. Është fjala për një bashkëpunim ndërmjet Dua Lipës, Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Ava Max-it.

E lidhur me këtë, artistja Max u shpreh se një bashkëpunim i tillë duhet të ndodhë patjetër.

“Oh po, nuk e di, ende jemi në pritje të këtij bashkëpunimi, por duhet të ndodhë patjetër, duhet patjetër të bëjmë një “Lady Marmalade” të re”, tha Ava Max në në emision televiziv në RTV Ora.

Ajo më tutje shtoi se është aq e bukur të shohësh që kaq shumë vajza shqiptare po ia dalin mbanë në muzikë.

Ava ndër të tjera, ka theksuar se është nga qyteti i Sarandës dhe se nga ushqimet i pëlqen byreku me petë./21Media