May do të mbledhë kabinetin e saj të sigurisë emergjente

May do të mbledhë kabinetin e saj të sigurisë emergjente

Një furgon godet këmbësorët në Urën e Londrës  të shtunën në mbrëmje dhe sipas policisë ka më shumë se një person të vdekur. Po ashtu ka njoftime se ka patur sulm me thika ndaj kalimtarëve jo shumë larg vendit të incidentit me furgonin.

Kryeministrja britanike Theresa May, që po i ndjek zhvillimet nga zyra e saj, tha se incidentet po hetohen si akte të mundshme terrorizmi.

Theresa May në oret e para te mëngjesit do te mbajë takim për sulmin në Londër.May do të mbledhë kabinetin e saj të sigurisë emergjente të njohur si ‘Cobra’. /21Media