Mazhoranca do të tentojë shkarkimin e 5 anëtarëve të KPMShCK-së

 
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet për të vijuar seancën plenare të nisur më 24 qershor. Kanë mbetur edhe shtatë pika, ku do të fillohet me votimin për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavrur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Seancën e kaluar, Kuvendi shqyrtoi rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e këtyre anëtarëve, të paraqitur nga Doarca Kica Xhelili, kryetare.
Në mungesë të kuorumit, seanca i ndërpreu punimet për të vazhduar sot prej orës 10:00.
Rendi i ditës
4. Votimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
5. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,
6. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,
7. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,
8. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”,
9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,
10. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Back to top button