Mbahet ceremonia mortore për regjisorin Bekim Lumi
31 Korrik 2018
Vdiq në moshën 51 vjeçare
Vdiq në moshën 51 vjeçare
Iu dha lamtumira e fundit profesorit dhe regjisorit të njohur kosovar, Bekim Lumit, i cili vdiq në moshën 51 vjeçare. Ka rreth dy vite që ai po vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ia mori jetën.
Teatri Kombëtar i Kosovës sot nga ora 12:00 kishte organizuar homazhe dhe një mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin e njohur, Bekim Lumi. Ndërsa ceremonia e varrimit u mbajt nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Regjisori Bekim Lumi, ka përfaqësuar Kosovën në disa festivale teatro ndërkombëtare, në të cilin u nderua më çmime të ndryshme. Ai njihej për shfaqjet e tij me karakter minimalist e eksperimental, shfaqja e tij e fundit ishte “Arturo Ui”, ku mori kritika pozitive nga publiku./21Media