Festivali glamuroz Grand Prix vazhdon të kultivojë e mbështesë artistët e vendit. Në edicionin e tij të tretë, festivali dekoroi disa personalitete.

Artistja e njohur, Miranda Hashani mori çmimin kryesor në këtë edicon si dhe asaj ju nda edhe një miënjohje. Për Mirandën këto çmime janë shumë të rëndësishme.

“Vitrinës time ju shtuan edhe 2 çmime. Faleminderit “Grand Prix” dhe RTV21 që më vlerësuat me çmimin kryesor për vitin 2020. Faleminderit të gjithë atyre që përqafuan këngët e mija ndër vite”, ka shkruar Miranda në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miranda Hashani (@hashanimiranda)

Kurse, Rina Ramadani në këtë festiaval mori çmimin “Grand Prix The Best”.

Grand Prix the best edicioni i III qe sivjet u mbajt ne Prishtine.
Falenderoj organizatoret qe me ftuan te jem pjese e…

Posted by Rina Ramadani on Sunday, December 27, 2020

Mirënjohje “Grand Prix 2020”, iu ndan edhe Luran Ahmetit, Elita Ziberit, Reshat Ametit, Valmir Azirit si dhe Besiana Mehmedit.

Ky festival organizohet nga TV21 në Maqedoninë e Veriut si dhe mbrëmë është transemtuar edhe në RTV21 në Prishtinë./21Media