Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot merr pjesë në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit. Tema e Samitit të Sofjes, është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Tema e Samitit të Sofjes, është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian. Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.

Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë: Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

Pritet të miratohet plani katër-vjeçar i veprimit për tregun e përbashkët rajonal, për të cilin krerët e shteteve dhe Qeverive do të nënshkruajnë një deklaratë.

Si logjistikë e këtyre dokumenteve strategjike, Samiti i Sofjes do të miratojë një numër memorandumesh dhe protokollesh, të tilla si Memorandumi i standardeve të përbashkëta rajonale mbi marrëveshjet ndërkombëtare të investimeve dhe protokolli mbi hyrjen e hapur në infrastrukturat kërkimore të Ballkanit Perëndimor./21Media