Ministria e Shëndetësisë së Kosovës sot publikoi një video-mesazh, i cili rekomandon për zbatimin e masës së distancës fizike si mënyrë e parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19.

Kujtojmë që, IKSHPK mbrëmë informoi se numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.