Futbollisti përdori briskun e rrojës për të gërvishur lojtarët në fushë

Futbollisti përdori briskun e rrojës për të gërvishur lojtarët në fushë

Mansur Calar, një lojtar i klubit turk Amedspor ka shkaktuar zemërim në mesin e mijëra njerëzve në rrjetet sociale për të pare pasi sulmoi kundërshtarët e tyre me një brisk rroje dhe shkaktoi prerje në pjesë të ndryshme e trupit, përcjel rtv21.tv

Lojtari, fshehu një objekt të mprehtë në dorën e tij dhe e përdori atë për të lënduar Ferhat Yazga dhe lojtarë të tjerë gjatë një çasti konfuzioni.

Nëpërmjet Tëitter, një përdorues ka postuar fotografi në të cilat mund të shihen plagët te lojtarët ne vende të ndryshme: në qafë, mbrapa, bark dhe krah.

Amedspor, klubi i lojtarit, ka mohuar të gjitha akuzat kundër Mansur Calarit.

Nga ana tjetër, është ndarë një video në të cilën mund të shihni momentet e sakta në të cilat atleti përdorte thikën për të lënduar rivalët e tij./21Media