Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është infektuar me koronavirus dhe me siguri do të humbasë ndeshjen e Ligës së Kombeve të martën kundër Kroacisë, njoftoi Federata e Futbollit të Francës.

Një nga yjet më të mëdhenj francez ishte shënuesi i vetëm në fitoren e Francës ndaj Suedisë (0-1) të shtunën.

Mbappe është lojtari i shtatë i PSG-së i infektuar me koronavirus, dhe ai u stërvit të hënën me ekipin kombëtar.

“Ai u vendos nga të gjithë të tjerët pasi mori rezultatet në fund të trajnimit dhe u kthye në shtëpi në mbrëmje. Ashtu si pjesa tjetër e ekipit, Kylian Mbappe ishte negativ në provën e fundit të mërkurën, me kërkesë të UEFA, para ndeshjes midis Suedisë dhe Francës”, thuhet në deklaratë.