Ekipi Olimpik i Kosovës në xhudo mbylli me sukses kampin përgatitor 15 ditësh, të mbajtur në Golem të Shqipërisë dhe të mbështetur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Krahas Kosovës e Shqipërisë, pjesëmarrëse në kamp ishin edhe garueset e Turqisë, Izraelit, Uzbekistanit, Greqisë, Bosnjë Hercegovinës etj, të cilët në përgjithësi ishin rrerh 20 norma Olimpike Tokio 2020.

KOK-u mbuloi shpenzimet e xhudisteve: Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit, Nora Gjakovës, Loriana Kukës dhe Laura Fazliut.

Sipas trajnerit, kampion Olimpik, Driton Kuka, përgatitjet janë mbajtur në ambient të hapur.

Kampi i parapriu garës së Mastersit, nga 11-13 janar 2021 do të mbahet në Doha të Katarit.