Skuadrat morën nga një pikë

Skuadrat morën nga një pikë

Përfundoi pa gola ndeshja kryesore e javës së 20-të Supërligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

90 minutat e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk prodhuan fitues, kështu që të dyja skuadrat u “detyruan” të pajtohen me nga një pikë nga ky takim.

Pjesa e parë i takoi skuadrës së Ismet Munishit, ndërsa në pjesën e dytë Prishtina tregoi më shumë nga loja, madje arriti të shënojë një herë me anë të Otto John, gol i cili u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë pikë të fituar, Ballkani mbetet lider me një pikë më shumë se Drita dhe tri më shumë se kundërshtari i sotëm, Prishtina.