Ekipi i ''Besa Famiglias'' e fitoi pjesën e parë ndaj Trepçës

Ekipi i ”Besa Famiglias” e fitoi pjesën e parë ndaj Trepçës

Është duke u zhvilluar edhe ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në Hendboll, ku po ndeshen skuadrat: ”Besa Famiglia” dhe ”Trepça”.

Në kuadër të kësaj gare, sapo përfundoi pjesa e parë e kësaj ndeshjeje hendbollistike në konkurrencën e meshkujve, ku më të zotët në këtë pjesë u treguan djelmoshat e ekipit të ”Besa Famiglias”, të cilët arritën të mposhtin ”Trepçën” me rezultat 15-06, shkruan rtv21.tv

Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Hendbollit të Kosovës dhe po transmetohet Live në RTV 21Plus. Ndërsa nesër do të të zhvillohet finalja, cila fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet Live po ashtu në RTV 21PLUS./21Media