Javën tjetër pritet të mbërrijnë edhe mijëra teste të tjera

Javën tjetër pritet të mbërrijnë edhe mijëra teste të tjera

Edhe 2 mijë teste të reja për koronavirus kanë mbërritur sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Lajmin për portalin rtv21.tv e  konfirmoi  zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili po ashtu deklaroi se testet po blihen nga SHBA-ja, Gjermania dhe Anglia.

Ai bëri të ditur se në javën tjetër do të vijnë edhe mijëra teste tjera.

“Po edhe rreth 2000 të tjera pritet të vijnë javën tjetër nga i njëjti operator, ndërsa MSH do të blejë edhe 10 000-13 000 të tjera”, tha ai.

Po ashtu Hoti shtoi se javën tjetër do të vijnë edhe disa teste nga partnerët ndërkombëtarë që kontribojnë në shëndetësi./21Media