Akademi Përkujtimore në nder të ikonës së muzikës kosovare

Akademi Përkujtimore në nder të ikonës së muzikës kosovare

Njëra nga mbesat e bilbilit kosovar, Mirjeta Mulliqi në Akademinë Përkujtimore që u mbajt në Teatrin Kombëtar në Prishtinë me lot në sy kujtoi gjyshen e saj duke thënë se ajo ka qenë një grua e fortë, me vlera, modeste dhe e interesuar për gjithçka.

Mbesa e saj përmendi edhe mësimet dhe mbështetjen që ua kishte dhënë Nexhmije Pagarusha sa ishte gjallë. Ajo me dënesë e duke i fshirë lotët që i rridhnin në faqe, tha se Nexhmija i ka mësuar të jenë të pavarura, të emancipuara dhe gjithmonë të mburren që janë shqiptarë.

Varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet sot në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë të premten në moshën 86-vjeçare./21Media