Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a informoi se sot rreth orës 18:30, palë të treta kanë dëmtuar gypin e ujit me diametër fi 200 mm në rrugën e “Llapit” në Prishtinë.

Si pasojë e dëmtimit të këtij gypi, pa ujë të pijshëm janë të gjithë konsumatorët duke filluar nga rruga e “Llapit” e deri te rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

“Ekipet operative dhe mirëmbajtëse të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit. Por, se sa do zgjasë sanimi ende nuk dihet për shkak të natyrës së defektit. Është bërë dukuri dëmtimi i gypave të ujit nga palë të treta si një papërgjegjësi e procesit të punimeve të tyre.”, informoi  KRU “Prishtina”./21Media