18-vjeçari ishte me katër miq kur u kap në një shkelje

18-vjeçari ishte me katër miq kur u kap në një shkelje

Shoferët e rinj shpesh bëjnë shkelje të trafikut që i kushtojnë me humbje licence, por situata është më e rrallë në Gjermani.

Sipas mediave, një adoleshent humbi patentë-shoferin më pak se një orë pasi ai e kaloi testin.

Më saktësisht, licenca e tij u konfiskua vetëm 49 minuta pasi ai e mori atë për vozitje 100 km/h në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është më pak se 50 km/h.

18-vjeçari ishte me katër miq kur u kap në një shkelje. Përveç se mbeti një muaj pa patentë-shofer, atij iu morën edhe dy pikë me dënim të kushtëzuar prej dy vjetësh, i cili mund të dyfishohet, dhe përveç kësaj, ai duhet të paguajë një gjobë prej 200 euro.