Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë 13 mijë e 168 raste aktive me COVID-19 në Kosovë. IKSHPK apelon të mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Të mbani higjienën! dhe të respektoni distancën!

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me SARS CoV2 numri i të infektuarve me këtë virus deri tani sipas IKSHPK-së ka shkuar në 36 mijë e 253.

Nga 36 mijë e 253, janë 22 mijë e 137 që janë shëruar nga COVID-19.

Ndërkaq janë edhe 948 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus. /21Media