Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të dielën mbrëma informoi se në vendin tonë janë 1 mijë e 531 raste aktive me Covid-19.

IKSHPK informoi se të dielën 28 persona janë shëruar, ndërsa janë konfirmuar edhe 152 raste të reja me Covid-19.

“Më 05 korrik 2020 janë shëruar 28 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.”, njoftoi IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media