Autoritetet iraniane njoftuan sot një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në jugperëndim duke njoftuar se gjithsej 1 mijë e 522 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total në 106 mijë e 220.

Të gjitha provincat kanë shfaqur në rënie progresive të numrit të të infektuarve të rinj…me përjashtim të rajonit të Khouzestanit (jugperëndim) ku situata mbetet shumë shqetësuese”, deklaroi Kianoush Jahanpour, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka ndërprerë publikimin e bilancit të pandemisë në shkallë rajoni që prej një muaji.