Vetëm brenda një ditë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 117 gjoba për persona të cilët nuk respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media