Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në mbi 508 mijë e 228 njerëz.

Mbi 10.4 milionë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 5.6 milionë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan rtv21.tv.

ShBA është vendi i cila ka më së shumti të prekur nga ky virus me 2 milionë e 681 mijë e 811 raste dhe 128 mijë e 783 të vdekur. Pastaj, Brazili 1 milion e 370 mijë e 488 të infektuar, ku prej tyre kanë ndërruar jetë mbi 58 mijë.

Aktualisht, të infektuar nga koronavirusi vazhdojnë të jenë mbi 4,2 milionë persona. Ku prej tyre mbi 57 mijë janë në gjendje kritike.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 2 mijë e 799 raste, prej tyre 50 persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 506 janë shëruar./21Media