Italia vendi më i goditur nga pandemia

Italia vendi më i goditur nga pandemia

Në Itali, deri më tani numri i të vdekurve nga pandemia Covid-19 e ka kaluar shifrën 10 mijë.

Italia tani është vendi më i goditur në botë, me 92 mijë e 472 persona të infektuar, ku prej tyre kanë humbur jetën 10 mijë e 23, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa, sa i përket numrit të të prekurve me koronavirus prinë SHBA me 123 mijë e 776.

Aktualisht, të infektuar nga koronavirusi në gjithë botën vazhdojnë të jenë 491 mijë e 426 persona. Ndërsa, 25 mijë e 230 janë në gjendje kritike.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 91 raste të prekur nga koronavirusi i ri./21Media