Të paktën 120 migrantë mendohet të kenë vdekur, gjersa tentuan të mbërrijnë në Evropë përmes varkës, e cila humbi dhe u tha të jetë përmbysur në bregdetin e Libisë.

Një numër i trupave u panë të enjtën, në varkën në të cilën gjendeshin rreth 130 njerëz.

“Sot, pas shumë orëve kërkim, frika jonë më e madhë u bë realitet, jemi zemërthyer, po mendojmë për jetët që janë humbur dhe për familjet të cilat ndoshta nuk do ta dijnë kurrë çfarë u ndodhi familjarëve të tyre”, tha kordinatorja e kërkimeve mbi oqeanin Viking, Luisa Albera.

Nga linja telefonike që është në shërbim të anijeve, varkave të cilat lundrojnë në det të hapur, u tha se ata ishin në kontakt me varkën mbi 10 orë.

Gjithsesi, të gjitha autoritetet evropiane, refuzuan përgjegjësinë për të koordinuar operacionin e kërkimit dhe në vend të kësaj, drejtuan gishtin kah autoritetet libaneze, si “autoritetet kompetente” për t’u marrë me këtë rast.

“Udhërrëfyesi i bregdetit Libanez, refuzoi të koordinoi operacionin, duke i lënë kështu 130 njerëz të vetëm në një det të ashpër, gjatë gjithë natës”, thanë ata.

Më shumë se 350 viktima janë shënuar vetëm këtë vit, të cilët gjetën vdekjen në det, duke mos i përfshirë viktimat e së enjtës.

Javën e kaluar Organizata Ndërkombëtare e Migracionit bëri të ditur se të paktën 41 viktima, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur në një varkë e cila mbante migrantë afrikanë, nga Tunisia për në Evropë./21Media