Numri i rasteve me koronavirus në Arabinë Saudite ka kaluar mbi 100 mijë, sipas të dhënave zyrtare. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 3 mijë e 45 raste të reja të dielën, shifër kjo që çoi në total numrin e të infektuarve në 101 mijë e 914.

714 është numri zyrtar i viktimave sipas të dhënave që u raportuan të dielën./21Media