Drejtori i Shëndetësisë jep detaje

Drejtori i Shëndetësisë jep detaje

Në Vushtrri deri më tani janë testuar 127 persona për koronavirus, prej të cilëve 23 kanë rezultuar pozitiv, 104 kanë rezultuar negativ dhe fatmirësisht 5 deri më tani janë të shëruar. Kjo u bë e ditur nga drejtori i Shëndetësisë i kësaj komune, Sylejman Meholli përmes një shkrimi në Facebook, ku ka dhënë edhe udhëzime për qytetarët.

“Deri më tani nga komuna jonë, IKSHPK ka testuar për Covid 19 gjithsej 127 persona. Nga ta 23 kanë rezultuar pozitiv, 104 kanë rezultuar negativ, 5 deri më tani janë të shëruar.”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e Mehollit.

Në Kosovë janë 387 të prekur nga koronavirusi./21Media