Mbi 11 mijë raste aktive me Covid-19

 

77 mijë e 827 qytetarë në Kosovë janë prekur nga virusi korona prej 13 marsit të vitit 2020, kur edhe ishin paraqitur dy rastet e para pozitive me këtë virus.

COVID-19 deri tash mori jetën e 1 mijë e 715 personave.

Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 11 mijë e 58 raste pozitive me COVID-19.

Më së shumti raste së fundmi po rezultojnë pozitivë me COVID-19 në Komunë e Prishtinës. Vetëm në raportin e fundit raportohet për 233 raste.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste./21Media

Back to top button