Mbi 11 mijë të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

 

Rastet me Covid-19 në Kosovë, ditëve të fundit kanë shënuar rënie të theksuar.

Deri më tani 14.496 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760. Ndërsa, 586 pacientë ka vdekur.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./21Media

Back to top button