Mbi 12 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë është shënuar një rënie e theksuar e rasteve të reja me COVID-19. Megjithatë, vazhdon të mbetet shqetësues numri i lartë i vdekjeve.
Vetëm gjatë ditës së premte 19 persona humbën jetën nga ky virus, teksa u regjistruan 279 raste të reja.
“Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.
Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bën thirrje për vaksinim.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18 mijë e 960 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 129 mijë e 250 doza të vaksinës.
Deri më sot 412 mijë e 523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button