Mbi 12 milionë njerëz në botë janë të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Rreth një e katërta e tyre janë në Shtetet e Bashkuara. Në këtë vend, rastet e reja po vazhdojnë të shënojnë rritje, kryesisht në shtetet perëndimore dhe jugore: Florida, Teksas, Arizona dhe Kaliforni.

Që nga zbulimi i rasteve të para në muajin dhjetor në Kinë, Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi më i prekur nga pandemia, me më shumë se 3 milionë raste të diagnostikuara dhe të paktën 132,256 vdekje, që është pak më pak se një e katërta e 548,000 vdekjeve në të gjithë botën.

Jashtë SHBA-së, numri i rasteve po rritet në Brazil, i cili ka 1.7 milion të infektuar, dhe India me 742,000 raste të konfirmuara.

Meksika gjithashtu njoftoi për 6.995 rastesh të reja duke e kapërcyer Spanjën me numrin e përgjithshëm të të infektuarve me më shumë se 275,000.

Deri më tani në Meksisë kanë vdekur 32.796 persona.

Në Australi, 5 milionë njerëz janë izoluar në qytetin e dytë më të madh të vendit, Melburn. Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi për gjashtë javë pasi masat e tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që e shkakton sëmundjen COVID-19./Rel