Mbi 9 mijë të tjerë në gjendje kritike

Mbi 9 mijë të tjerë në gjendje kritike

Sipas faqes së statistikave “Worldometer”, aktualisht në gjithë botën janë infektuar me koronavirus mbi 308 mijë njerëz, ndërsa mbi 13 mijë persona kanë vdekur. Megjithatë, numri i të shëruarve nga ky virus është mbi 95 mijë.

Italia tani është vendi më i goditur në botë, me 53 mijë e 578 persona të infektuar, ku prej tyre kanë humbur jetën 4 mijë e 825. Ndërsa, në Kinë deri më tani kanë vdekur 3 mijë e 261 persona, transmeton 21Media.

Aktualisht, nga koroanvirusi të infektuar vazhdojnë të jenë 199 mijë e 642 persona. 9 mijë e 943 janë në gjendje kritike.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 31 raste të prekur nga koronavirusi i ri./21Media