Mbi 14 mijë e 600 pacientë me COVID-19 të shëruar në Kosovë
19 Tetor 2020
Mbi 14 mijë persona janë shëruar nga Covid-19 në Kosovë. Derisa 1 mijë e 572 raste janë aktive me Covid-19.
‘’Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572’’, njofton Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Që nga muaji mars kur janë paraqiten dy rastet e para pozitive me koronavirus, e deri tani numri total i rasteve është 16 mijë e 891 raste nga 80 mijë e 058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Në Kosovë nga Covid-19 deri tani kanë vdekur 653 pacientë./21Media