Më shumë se 15 milionë raste me koronavirus janë regjistruar zyrtarisht në botë, prej të cilëve një milionë në të paktën pesë ditë, sipas të dhënave zyrtare.

Të paktën 15 milionë e 7 mijë e  291 raste, prej të cilave 617 mijë e 603 të vdekur janë regjistruar në botë, veçanërisht në SHBA, vendi më i prekur nga pandemia me 3 milionë e  915 mijë e  780 raste dhe 142 mijë e 312 të vdekur dhe në zonën e Amerikës Latine dhe Karaibe me 3 milionë e 956 mijë e 997 raste dhe 167 mijë e 377 të vdekur.

Izraeli po i afrohet me shpejtësi një linje të kuqe të infeksioneve me koronavirus, pasi konfirmoi një rekord prej 1 977 rastesh të reja, sipas të dhënave të lëshuara nga Ministria izraelite e Shëndetësisë.

Në Izrael janë konfirmuar 54 mijë e 663 raste të koronavirusit, me 22 mijë e 920 shërime, 259 pacientë të sëmurë rëndë dhe 430 persona të vdekur.