Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj sot bëri të ditur se më shumë se 15 persona dhuruan gjak në Carrabreg.

Ai theksoi se ky aksion simbolik u bë për të përkujtuar e nderuar luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ku aktivitet fisnik i organizuar nga djemt e Carrabregut përkon më fillimin e luftës frontale më 29 maj, kur bie dëshmori i parë Muharrem Lataj në vitin 1998, kurse këtë vit 2020 përkon më rënjën e fundit në Altarin e Atdheut të luftëtarit të pa epur Enver Dobraj pikrishtë më 7 qershor 1999,vëtëm 7 ditë para Çlirimit të shtetit tonë.”, shkroi Ramosaj në facebook, ku bashkangjiti edhe disa fotografi.

Ai u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që dhuruan gjak sot./21Media