Mbi 1500 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1 mijë e 503.
Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 271 sosh.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 42 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 492 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 126 qytetarë.
Deri më sot 824 mijë e 487 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104 mijë e 985 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 702 persona./21Media

Back to top button