Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot tha se gjatë javës së ardhshme do të shpërndahen mbi 160 mijë vaksina të gripit sezonal për qytetarët e Kosovës.

Kështu deklaroi ai pas takimit me përfaqësues nga Instituti “Robert Koch”.

“Unë pata kënaqësinë që të pres përfaqësuesit e Institutit gjerman ‘Robert Koch’. Për dy javë dhe në ditët që po vazhdojnë me vizitat e tyre në QKUK, bashkëbisedimin me institucionet janë duke marrë dhe duke trajtuar mënyrat e luftimit të pandemisë. Unë mora një prezantim të shkurtër. Jam shumë i kënaqur me vlerësimin e tyre të organizimit tonë si Ministri e Shëndetësisë se si e kemi menaxhuar këtë pandemi. Sot jemi në shtatë vendet që kanë menaxhuar më së miri pandeminë COVID-19”, tha ai.

Zemaj u shpreh se kërkon që të marrin përvojat më të mira të partnerëve të vendeve të tjera, meqë sipas tij arma më fortë e luftimit të kësaj pandemie është mbajtja e maskës, distanca fizike dhe mbajtja e higjienës personale.

Jonathan Baum nga “Robert Koch Institute” ngushëlloi të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, të cilët ishin të prekur me virus. Sipas tij, mjekët dhe e infermierët mund ta bëjnë punën e tyre në klinika, por qytetarët mund të ndihmojnë ata me mbajtjen e maskës, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës personale.

“COVID-19 nuk e respekton kufijtë, prandaj ëahtq e nevojshme të qëndrojmë së bashku. Është një shembull i shkëlqyer bashkëpunimi mes vendeve, që ta luftojmë këtë pandemi. Shfrytëzoj rastin që të falenderoj punëtorët shëndrtëaorë që janë ballafaquar gjatë kësaj kohe me pandeminë. Gjatë këtyre dy mujave jemi takuar me punëtorë shëndetësorë dhe kemi vizituar klinikat rajonale”, shtoi ai.