108 mijë e 838 viktima

108 mijë e 838 viktima

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1 milion e 780 mijë e 903. Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta. 108 mijë e 838 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 404 mijë e 497 janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve (533 mijë e 115), pasuar nga Spanja, Italia dhe Gjermania. Po ashtu, SHBA deri më tani ka numrin më të madh të viktimave (20 mijë e 580), duke tejkaluar Italinë ku numërohen 19 mijë e 468 persona të vdekur. Pas Italisë vendi tjetër më i prekur është Spanja me 16 mijë e 606 viktima.

Një tjetër vend i Evropës, Franca numëron 129 mijë e 654 të infektuar dhe 13 mijë e 832 viktima.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 9 mijë e 875 të vdekur dhe mbi 78 mijë e 991 të infektuar.