Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 19 mijë testime.

Nga këto teste prej tyre pozitive kanë rezultuar 1 mijë e 833 ap0 9.28%, të shëruar janë 968 pacientë apo 52.8%, të vdekur 34 apo 1.85%, kurse raste aktive 831 apo 45.3%.

“Nga data 08 shkurt deri më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.749 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.833 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 77 raste të reja. /21Media