Mbi 2.25 milionë njerëz ikin nga Ukraina në Poloni

Më shumë se 2.25 milionë njerëz kanë ikur në Poloni nga Ukraina që nga pushtimi rus më shumë se një muaj më parë.

Roja kufitare polake thotë se numrat që kalojnë kufirin kanë rënë kohët e fundit, por ka pasur një rritje të lehtë të shtunën, transmeton rtv21.tv

Para fillimit të luftës, Polonia ishte shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas dhe shumica e refugjatëve fillimisht shkuan për të qëndruar me familjen dhe miqtë që tashmë jetonin këtu.

Mijëra polakë i kanë hapur shtëpitë e tyre, por kjo është një zgjidhje e përkohshme.

Zyrtarët lokalë në qytetet e mëdha, përfshirë Varshavën dhe Krakovën, të cilat kanë tërhequr numrin më të madh, thonë se atyre u është mbaruar hapësira. Ata i kanë kërkuar qeverisë të zbatojë një plan për të siguruar strehim në një afat më të gjatë për refugjatët.

Disa nga refugjatët tashmë janë larguar nga Polonia për në vende të tjera. Një studiues në Universitetin e Varshavës vlerëson se deri në 1.3 milion kanë mbetur./21Media

Back to top button