Raportohet se në fshatin Komoran është ndaluar vetura Golf 4 me targa vendore dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 2125.1 gram ( 2 kg e 125.1 gram) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është njoftuar prokurori i shtetit dhe GJPP me urdhër verbal të së cilit është kontrolluar banesa (me qira) e të dyshuarit në rrugën C në Prishtinë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale dhe një foli e cila shërbente për mbështjelljen dhe mbajtjen e narkotikëve, gjithashtu është sekuestruar edhe vetura Golf 4 me targa vendore dhe dy telefona.

Pas intervistimit të dyshuarit mashkull kosovar dhe femër kosovare me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media