Ekspertët thonë se me këto shifra pritet që së shpejti SHBA t’ia kalojë edhe Italisë

Ekspertët thonë se me këto shifra pritet që së shpejti SHBA t’ia kalojë edhe Italisë

Numri i viktimave dhe rasteve të reja nga koronavirusi vazhdon të rritet. Shumë shtete tani duket se po kalojnë kulmin e pandemisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë vendi i parë në botë që kaluan shifrën e 2000 të vdekurve nga Covid-19 brenda një dite të vetme.

Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 2 mijë e 108 të vdekur nga Covid-19.

Ekspertët thonë se me këto shifra pritet që së shpejti SHBA t’ia kalojë edhe Italisë me numrin e të vdekurve duke u bërë vendi me numrin më të lartë të viktimave në të gjithë botën.

Po sipas shifrave të bëra publike nga universitetit John Hopkins në SHBA numri total i të vdekurve ka shkuar në 18 mijë e 693 të vdekur dhe 500 mijë e 399 raste në total.

Presidenti Donald Trump në një deklaratë më herët kishte deklaruar se numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA nuk do t’i kalojë 100 mijë persona. Por pas përditësimit të fundit ekspertët duken skeptikë për shifrën e dhënë nga Trump.