Në Kosovë sot janë regjistruar 214 raste të reja me COVID-19.  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë  bënë të ditur se këto rezultate kanë dalur prej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

IKSHK-ja  gjithashtu njofton se sot janë shëruar 60 persona.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime“, thuhet në njoftimin e IKSHKP-së.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951. /21Media