Mbi 21.2 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

 

Ka arritur në mbi 21.2 milionë numri i të infektuarve nga covid-19 në botë, prej të cilëve mbi 760 mijë kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara prijnë me numrin më të madh të rasteve me rreth 3.2 milionë të infektuar e mbi 160 mijë të vdekur.

Në vend të dytë renditet Brazili, ku deri më sot janë regjistruar më shumë se 3.2 milionë të infektuar nga Covid 19, ndërsa mëse 100 mijë njerëz kanë vdekur.

Pason India me rreth 2.5 milionë të infektuar e mbi 55 mijë të vdekur. Rritje të rasteve të reja janë regjistruar edhe në Evropë, me Gjermaninë që ka regjistruar një rekord të ri gjatë kësaj jave me mbi 1 mijë 400 raste të të infektuarve të rijnë vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Edhe në Spanjë, që është ndër vendet më të prekura nga Covid 19 në Evropë, janë regjistruar rreth 3 mijë të infektuar në 24 orët e fundit. /21Media 

Back to top button