Mbi 26 milionë njerëz të infektuar nga koronavirusi në botë

 

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar 26 milionë. Sipas të dhënave nga Worldometers më shumë se 873 mijë veta kanë vdekur nga Covid-19 në gjithë botën.

Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara me 191 mijë e 58 viktima teksa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 6 milionë e 335 mijë e 244 persona. Në vendin e dytë rradhitet Brazili me 124 mijë e 729 të vdekur dhe 4 milionë e 46 mijë e 150 të prekur. India rradhitet në vendin e tretë me 68 mijë e 569 viktima dhe 3 milionë e 936 mijë e 747 të infektua, shkruan rtv21.tv.

Kujtojmë se në gjithë botën janë infektuar 26 milionë e 475mijë e 568 persona, ndërsa 18 milionë e 665 mijë e 737 njerëz janë shëruar deri më tani.

Në Kosovë e deri më tani, numri i rasteve ka shkuar në 13 mijë e 791, ndërsa 10 mijë e 113 persona kanë arritur që të shërohen nga Covid-19. Por, 548 persona kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus./21Media

Back to top button