Kosova po përballet me numër të madh të rasteve të reja me Covid-19. Po ashtu edhe me numrin e vdekjeve.

Që nga marsi kur edhe u shënuan rastet e para, janë gjithsej 7 mijë e 652 raste nga 35 mijë e 121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4 mijë e 129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3  mijë e 331.