Ministria e Shëndetësisë Turke ka njoftuar se në 24 orët e fundit  84 qytetarë kanë humbur jetën jetën nga koronavirusi kështu duke e çuar numrin total të vdekjeve në 3.258.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusit është rritur në 122.392, pasi 2.188 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, njofton Ministria turke.

Gjithashtu njoftohet se gjatë kësaj kohe janë kryer 41.431 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani ka arritur në 1.075.048. /21Media