Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 mijë e 251 raste të reja me COVID-19.

Numri i rasteve aktive me këtë virus në Kroaci është gjithsej 16 mijë e 891.

Aktualisht, 1 mijë e 878 pacientë janë në spital, nga të cilët 205 janë në aparate për frymëmarrje dhe 38 pacientë kanë vdekur.

Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 90 mijë e 715 raste pozitive, nga të cilët 1 mijë e 151 kanë vdekur, gjithsej 72.673 persona janë shëruar, nga të cilat 1 mijë e 693 në 24 orët e fundit.