Mbi 3 mijë vetura me targat ilegale serbe regjistrohen në RKS

Prej 1 nëntori kur fillojë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri më sot janë 3 mijë vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Ndërkaq, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor./21Media

Back to top button