Mbi 300 të vdekur brenda 24 orëve në Britani, shënohen rritje të rasteve të reja
20 Dhjetor 2020
326 që ishin të prekur me Covid-19 kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Britani të Madhe, ndërsa numri i njerëzve të infektuar me virus ka shënuar rritje për 35.982, sipas të dhënave zyrtare.
Kjo është një rritje në krahasim me një ditë më parë kur u regjistruan 27.052 raste të reja të koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 është 2 milionë e 40 mijë e 147, raporton Reuters.
67.401 që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur në Britaninë e Madhe.